Rëndësia e fotove në faqen tuaj të internetit - AlbWeb - Ndertim Faqe Interneti - Zhvillim Website - Fushata Marketingu - Zhvillim Aplikacion - SEO - Social Marketing - Design & Brand Identity
15726
post-template-default,single,single-post,postid-15726,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-13.2,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.4.5,vc_responsive

Rëndësia e fotove në faqen tuaj të internetit

Rëndësia e fotove në faqen tuaj të internetit

Përse është e rëndësishme që faqja juaj e internetit të ketë imazhe të cilësisë së lartë?

Kjo pyetje është shumë e thjeshtë. Njerëzit janë të prirur të shohin imazhet më parë dhe të marrin përshtypjen e para nga ato dhe më pas të bëjnë pyetje. E thënë thjeshtë truri i njeriut fokusohet tek imazhi në fillim përpara se të lexojë një fjalë në faqen e internetit. Përsa i përket shpjegimit biologjik, mendja e njeriut i ruan imazhet për një kohë më të gjatë sesa mund të ruaj një paragraf me tekst. Duke qënë se faqja juaj e internetit ka vetëm pak sekonda kohë për të lënë përshtypjen e parë, imazhet janë elementi i parë të cilin vizitorët do të vënë re, pra janë celësi vendimtarë nëse vizitori do të vazhdojë të shoh faqen tuaj apo jo.

Fotografitë e mira mund të përdoren në faqen tuaj të internetit për shumë qëllime. Mund të paraqesin punën tuaj, ndihmojnë të forcojnë një pikë që ju dëshironi të theksoni, ose mund të krijojnë emocione specifike tek vizitori. Një nga vendet më të shpeshta ku mund të gjeni foto është dhe përdorimi i fotove te stafit në faqen prezantues të kompanisë, veprim ky i cili shërben për të vendosur besimin midis kompanisë dhe vizitorit.

Si mund të përcaktohet një imazh i mirë?

Le të fillojmë këtë proces duke bërë disa pyetje? A keni një faqe interneti të krijuar ? Nëse po, imazhet janë krijuar dhe ngarkuar nga një agjensi web design profesionale si pjesë e procesit të ndërtimit të faqes? Nëse po, atëhere imazhet janë të cilësisë maksimale, pasi web designers janë persona me eksperiencë në editimin e fotove dhe përdorin mjetet e duhura për ti edituar sic është dhe paketa e Adobe.

Si mund të krijoj një imazh të mirë ?

Padyshim që mënyra më e mirë për të krijuar një imazh të mirë është të punësoni një fotograf profesionist i cili është i pajisur me të gjitha mjetet e duhura për të krijuar foto mbreslënëse dhe për të tërhequr vëmëndjen e vizitorit në faqen tuaj të internetit. A ja vlen ky investim për biznesin tuaj? Sigurisht qe po, pasi e gjithë përshtypja e parë ndërtohet nga qasja e parë e vizitorit me pamjen e faqes suaj të internetit. Le të marrim disa shembuj konkret: Nëse ju keni nje dyqan online me produkte të ndryshme sic mund të jenë , lule, rroba, kepuce etj. Nje imazh i kuruar i produktit do të shkaktonte tek vizitori menjëherë dëshirën për ta blerë atë produktë. Nëse keni nje hotel, padyshim që paraqitja e imazheve të ambienteve në mënyrën më të bukur të mundshme do të shkaktonte tek vizitori dëshirën për të kaluar pushimet aty dhe kështu do të rritej mundësia e rezervimit, por nëse imazhet nuk do të ishin dhe aq të qarta apo tërheqëse, vizitori do të kërkonte për një hotel tjetër.

Përdorimi i imazheve në faqen tuaj të internetit ju lejon të tregoni atë që ju ofroni në mënyrë më kreative tek vizitori. Imazhet përmirësojnë lexueshmërinë e faqes suaj dhe eksperiencën e përdoruesit duke thyer cdo bllokim dhe duke tërhequr menjëherë vëmëndjen e tij. Krijon një lidhje direkte me vizitorin dhe paraqet më së miri profesionalizmin e biznesit tuaj.

Tags:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.