Përse ju nevojitet patjetër Google Street View për biznesin tuaj? - AlbWeb - Ndertim Faqe Interneti - Zhvillim Website - Fushata Marketingu - Zhvillim Aplikacion - SEO - Social Marketing - Design & Brand Identity
15647
post-template-default,single,single-post,postid-15647,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-13.2,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.4.5,vc_responsive

Përse ju nevojitet patjetër Google Street View për biznesin tuaj?

Përse ju nevojitet patjetër Google Street View për biznesin tuaj?

Nëse po konsideroni të shtoni përmbajtje apo dicka tjetër për të ndihmuar në procesin e marketingut të biznesit tuaj, ne ju rekomandojmë disa arsye përse të konsideroni Google Street View.

Harta virtual e botës cdo ditë e më shumë zgjerohet. Teknologjia e njohjes së vendeve të ndryshme në botë përmes virtualizimit tashmë është e pranishme dhe kjo falë Google. Mënyra sesi njerëzit kërkojnë, zbulojnë dhe lundrojnë në internet është tashmë e lidhur ngushtë me realitetin virtual. Në këtë artikull do të ju njohim me mënyrën sesi të shndërroni këtë funksion në benefit për biznesin tuaj.

Fillimisht le të njihemi me Google Street View.

Google Street View ofron një tur virtual në formë simulimi nga një pozicion ekzistues, ku përgjithësisht është një kompozim i disa imazheve të kryera nga një Agjensi Trusted e Street View. Pasi imazhet 360 gradë prodhohen, shtohen në Google My Business, dhe pas një procesi turi virtual është i dukshëm për këdo që kërkon në internet.

7 Arsye përse ju nevojitet Google Street View

#1 – Rritja e përmbajtjes cilësore në listimin tuaj

Një listim i optimizuar do të thot një listë e plotë me informacione dhe jo thjesht një emër biznesi dhe informacione bazike. Sa më shumë profesionale të jetë përmbaja aq më shumë interaktivitet do të ketë dhe listimi juaj.

Në listimin e Google My Business ka disa mënyra për të shtuar përmbajtje si :

  • Faqja juaj e internetit – Shtoni linkun në mënyrë që personat ta aksesojnë
  • Postime – Disa postime të ngjashme me rrjetet sociale
  • Foto – Foto të ambienteve të ndryshme
  • Përshtypje të klientëve
  • Video
  • 360 Foto – ose një Tur Virtual nga një Agjensi Trusted

Le të supozojmë se keni një restorant dhe doni të siguroheni që klientët tuaj të ju gjejnë në Google.

Ju me siguri do të dëshironi disa foto të bukura të pamjes ballore të restorantit, ushqimit dhe atmosferës së brëndshme. Por nëse do të kishit dhe turin 360 gradë, impakti dhe ndërveprimi do të dyfishoheshin. Njerëzit do të shpenzonin kohë duke lëvizur rreth vendit virtualisht nv vend që thjesht të shikonin imazhe statike. Ndryshimi qëndron në faktin se i jep biznesit tuaj një pamje reale dhe gjithashtu është një proces argëtues.

Të gjitha shikimet e Turit interpretohen nga Google si ndërveprime organike në listimin tuaj. Kjo ju ndihmon dhe në pozicionimin më lartë në Google. Mbi të gjitha përmes këtij shërbimi do ti bëni të ditur klientëve se ju jeni gjithmonë të përditësuar me teknologjinë e fundit dhe do të jeni në shërbim të tyre pavarësisht kushteve qe mund të ndodhen.

#2 – Tregon në mënyrë të drejtpërdrejtë atë cka është e vështirë të shpjegohet

Biznesi juaj mund të ketë një dekor unik në të gjithë sipërfaqen e tij. Si mund të shpjegoni të gjithë natyrën e dekorimit direkt pa shprehur asnjë fjalë? – Sigurisht që me foto 360 gradë!

Google Street View do ti lejojë klientët tuaj të provojnë direkt një eksperiencë unike të atmosferës që ka ambienti juaj. Një metodë kjo e cila krijon ndjesinë se e ka vizituar këtë vend më parë. Ata kanë mundësinë të lëvizin në zona të ndryshme dhe gjithashtu të bëjnë zoom në një vend që dëshirojnë të kenë pamje më të afërt.

#3 – Një Street View e përditësuar i lejon klientët të ju gjejnë më lehtë 

Shpesh mund të ju ket rastisur të keni vënë re një foto të një biznesi në Street View e cila është fotografuar nga makina e Google por pamja nuk është ende e përfunduar si psh. një pallat i cili nuk ka përfunduar fasadën. Ky rast mund të krijoj konfuzitet tek klienti i cili nuk ka një pamje të qartë të biznesit. Në momentin që ju përditësoni pamjen e Street View në Google cdo person do ta ketë më të lehtë të gjej vendndodhjen tuaj duke u orientuar përmes pamjeve të ndryshme.

#4 – Mënyrë e re ndërveprimi midis jush dhe klientëve

Virtualiteti është një pjesë e cila tërheq shumë klientët. Virtualizimi na ndihmon të kryejmë veprime të ndryshme si – udhëtime, edukim, madje dhe teknologji mjeksore. Google dhe Facebook po investojnë mijëra dollarë në zhvillimin e hardware dhe aplikacioneve që do të na përgatisin për kërkesat e së ardhmes.

Një tur virtual i biznesit do ti mundësonte klientëve të ndjenin atmosferën e vendndodhjes suaj. Shumë smartphone ditët e sotme ju lejojnë të shikoni imazhe virtuale pa përdorur syze speciale. Cdo person me një smartphone mund të ndërveprojë me hapsirën tuaj shumë thjeshtë. Gjithashtu përmes Google My Business ofrohet mundësia e gjurmimit të herëve që foto është klikuar dhe saherë është vrojtuar.

#6 – Virtual turi juaj mund të përdoret dhe në vende të tjera

Një tur virtual i biznesit tuaj mund të implementohet në vende të ndryshme jasht Google. Mund ta vendosni atë në faqen tuaj të internetit me thjeshtësinë e një video YouTube. Shumë biznese e përdorin dhe në faqe të ndryshme për të shfaqur ambiente të ndryshme sipas kërkesës. Gjithashtu mund të postohet dhe në Facebook. Sic të gjithë e dijmë mediat sociale janë një mënyrë shumë e mirë për tu lidhur me klientë potencialë.

#7 – Zgjat përgjithmonë nëse ju dëshironi

Cdo tur qëndron në Google për aq kohë sa ju dëshironi

Mëposhtë është një Virtual Tour i realizuar nga AlbWeb për Pajtoni Center.

 

No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.