Cfarë është trendi isometric?

Përdorimi i hijeve nga një prespektivë teksa krijohet cdo ikonë mund të ndihmojë në krijimin e një hierarkie në dizanj.

Dizanji isometrik është një metodë e vizatimit/krijimit të objektit tre dimensional në dy dimensional. Ikonat isometrike janë një zgjatje e kësaj teknike.

Janë një trend pasi kanë formë, thjeshtësi dhe thellësi. Ato theksojnë pamjen e bukur të flat design me një thellësi të shtuar dhe dimension i cili bën cdo element më të dukshëm dhe më të lehtë për tu kuptuar.

Shumë dizenjues janë duke u pëpjekur të krijojnë ikona isometrike dhe sete me forma dhe elemente që duken reale. Përdorimi i hijeve nga një prespektivë ndryshe teksa krijohet cdo ikonë mund të ndihmojë në pamjen më të thellë të dizanjit.

 

Një evoluim i ikonave nga Flat

isometric icons

Ikonat isometrike janë një evolucion i trendit të flat design, flat 2.0 dhe design material. Dizanji 3D dhe 2D ende përdor linja të pastra dhe stilizime me pak më shumë thellësi.

Gjithashtu paletat e ngjyrave vijnë nga materiale flat.

Stili isometrik është një kombinim i thjeshtësisë dhe informacionit, me një dizanj i cili është i thjeshtë për tu kuptuar nga përdoruesit.

Si të përdorni ikonat isometrike

Shumë dizenjues kanë filluar të punojnë mbi krijimin e ikonave isometrike në një dizanj të plotë.

Ikonat isometrike mund të përdoren në  shumë mënyra dhe kanë gjithashtu dhe karakteristika të ndryshme.

Një nga benefitet e këtij stili është se si pasojë e natyrës së thjeshtë të grafikës isometrike – statike ose të animuar – file-et mund të ruhen në formate të vogla në mënyrë që faqja juaj e internetit të ngarkohet shpejtë.

Gjëra të cilat duhet të keni parasysh

isometric icons

Edhe pse janë në trend ikonat isometrike nuk janë të përshtatshme për cdo projekt.

Disa shprehen se stili i tyre i jep një pamje prej kartoni disa aplikacioneve. Disa të tjerë shqetësohen se skema e ngjyrave mund të shpërqëndrojë përdoruesin nga mesazhi.

Përdorimi i disa ikonave isometrike pa një plan mund të kthehet në një ngarkesë grafike.

Ndërtimi i një seti me ikona isometrike mund të jetë më konsumues sesa dizenjimi i ikonave flat. Ka një nivel të detajeve të lartë dhe duhet konsideruar cdo efeket tre dimensional.