Flat 2.0: Përse faqja juaj ka nevojë për këtë përditësim të dizanjit - AlbWeb - Ndertim Faqe Interneti - Zhvillim Website - Fushata Marketingu - Zhvillim Aplikacion - SEO - Social Marketing - Design & Brand Identity
15584
post-template-default,single,single-post,postid-15584,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-13.2,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.4.5,vc_responsive
 

Flat 2.0: Përse faqja juaj ka nevojë për këtë përditësim të dizanjit

Flat 2.0: Përse faqja juaj ka nevojë për këtë përditësim të dizanjit

Dizanji Flat ( i sheshtë ) është nje stil grafik i cili përdor karakteristika minimaliste dy dimensionale. Ky trend i dizenjimit pati fillesat e tij në “web 2.0 design” në vitin 2000. Ky stil dizenjimi filloi të pëlqehej dhe nga pikëpamja e përdoruesve, kështuqë dhe dizenjuesit filluan të përdorin këtë stil për të shmangur sa më shumë të ishte e mundur objektet e tepërta dhe për tu fokusuar më shumë në përmbajtje.

Pasi design (1.0) u eleminua, dizanjerat dhe kërkuesit UX filluan të shohin probleme të vogla me përdorueshmërinë. Përshembull, disa përdorues nuk arrinin të dallonin se butonat pa hije, pa tekst ose gradient ishin të klikueshëm, duke e bërë të vështirë kështu përdorimin. Gjithashtu një shembull tjetër ishte dhe konvertimi i menusë në 3 linja ( menu e quajtur hamburger ).

hamburger style menu

Ky lloj stili bënte të mundur që faqet e internetit të kishin një pamje minimale, por në disa raste përdoruesit e kishin të pamundur të kuptonin se në pjesën kryesore elementi me tre vija ishte pikërisht pjesa e menusë. Ata nuk e kuptonin se klikimi do të shfaqte me rradhë emrat e faqeve.

Dizanji Flat ka të gjitha atributet celës të cilat e bëjnë faqen e internetit funksionale dhe të bukur. Na sjell një hap më pranë një qasje të re të dizenjimit dixhital, ku funksionaliteti dhe estetika janë në harmoni totale. – Nick Babich

Flat Design 2.0

Kërkuesit UX janë shprehur se përdoruesëve ju nevojitet dicka më shumë se cfarë ofron ky stil. Ky interpretim i ri i dizanjit shpesh quhet si “gjysëm-flat”, “pothuajse flat” ose flat 2.0. Teksa ruhet thjeshtësia e flat design 1.0, flat design 2.0 shton disa detaje të vogla vizuale në grafikë ( si hije, ose tekst deskriptiv ) për të ndihmuar përdoruesit të kuptojnë veprimet që mund të kryhen në faqe.

Ketu janë dy shembuj të ndryshimeve midis flat design 1.0 dhe flat design 2.0:

flat design versus flat design 2.0

Flat Design 2.0 përfshin përdorimin e :

  • Ndricimit
  • Gradientëve ( hijeve )
  • Disa ngjyra dhe kode të ndryshme
  • Hije e lehtë
  • Cdo paletë ngjyrash

E ngjashme me flat design origjinal, është e rekomandueshme të eleminohen të gjitha format apo stilizimet e panevojshme, por 2.0 shton dhe një karakteristikë që është thellësia dhe drejtimi. Përderisa fokusi kryesorë i flat design është thjeshtësia, tipologjia e shkrimit mund të bëhet më e madhe pasi cdo gjë mes saj është e vogël dhe minimale. Ky përditësim në stil gjithashtu shoqërohet dhe me përdorimin e një vije për të shfaqur një hyperlink.

flat 1.0 versus flat 2.0