04 Oct 5 arsyet pse hotelit tuaj i nevojitet nje website i mire
Websitet ndryshojne nga njeri-tjetri jo vetem nga aspekti i dizajnit grafik dhe funksionaliteteve, por me se shumti nga qellimi per te cilin sherbejne. Disa jane burim informacioni, disa terheqin vemendjen permes dizajnit fantastik dhe imazheve dhe disa te tjera dizenjohen per te shitur produkte. Por cfare qellimi duhet te kete nje website i mire ne fushen e hotelerise ku vete hoteli te siguroje besueshmeri, marredhenie te mira dhe akomodim te rehatshem per klientet e tij?
Me poshte paraqesim 5 sherbimet qe nje website duhet te ofroje.
- Kanal kryesor komunikimi
Nje website eshte vendi i pare ku klienti kerkon per informacion rreth hotelit. Informacioni eshte i vlefshem ne cdo kohe dhe ne kete menyre, eshte e rendesishme qe ata te jene prezente ne menyre aktive dhe te menaxhojne biznesin ne menyre efektive. Nje website eshte gjithashtu platforma kryesore per komunikimin me klientet. Permes formes se kontaktit, lejohet nje komunikim me i lehte hotel-klient dhe gjithashtu me se shumti ky proces mund te kryhet edhe nga telefoni (nje trend ky ne rritje kohet e fundit).
- Tipar dallues i hotelit
Si grafika ashtu edhe brendia e permbajtjes, e bejne website-in nje tipar dallues per nje hotel – ai reflekton karakterin dhe ve ne dukje avantazhet e vete hotelit. Per te arritur kete rezultat, ne ne AlbWeb dizenjojme nje website per te lejuar klientin, i cili nuk e ka vizituar asnjehere me pare hotelin, te jete aty virtualisht – te ndjeje atmosferen dhe krejt ambjentet e tij, njesoj sikur te ishte vete fizikisht.
- Ndertimi i brand-it
Pavaresisht faktit te te qenurit lehtesisht i perdorshem, nje website duhet te jete konkurues sa i perket permbajtjes. Ndaj per te ndertuar brand-in e tij, pervec te tjerave, duhet te behet nje prezantim i mire i elementeve si: dhomat, restoranti, eventet, ofertat speciale, atraksionet etj. Imazhi i hotelit nuk perfshin vetem ambjentin e dukshem rrethues, por edhe cilesine e sherbimit dhe krijimin e marredhenieve afatgjata me klientin.
- Burim informacioni
Website i nje hoteli eshte nje burim informacioni si per klientin ashtu edhe per vete hotelin per nje arsye te vetme: qe permbajtja e nje website te jete e vlefshme, ne duhet te sigurojme nje spekter te gjere informacioni i cili nderton imazhin dhe informon rreth hotelit: historiku, atraksionet, restoranti etj. Pervec ketyre, nuk duhet te harrojme edhe optimizimin e permbajtjes – informacion i koncentruar i shoqeruar me imazhet perkatese.
- Shitjet direkte
Permes website behet e mundur shitja direkte e dhomave apo terheqja ndaj sherbimeve apo ofertave duke rritur ne kete menyre numrin e rezervimeve direkte ne kanalet e rezervimeve online. Nje klient mundet gjithashtu te kerkoje disponibilitetin e dhomes, ofertat speciale apo paketat dhe te beje nje rezervim direkt nga website.
Sorry, the comment form is closed at this time.